Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Uran Isamili, kanë takuar drejtuesit e Sindikatës së Shëndetësisë.
Veseli ka bërë të ditur se mjekët dhe i gjithë stafi shëndetësor nga viti i ardhshëm do ta marrin pagën me rritje, transmeton lajmi.net.
Shkrimi i plotë i Veselit në Facebook:
Mjekët dhe i gjithë stafi shëndetësor nga viti i ardhshëm do ta marrin pagën me rritje. Gjatë diskutimit që pata sot me drejtuesit e Sindikatës së Shëndetësisë, konfirmova se me një pako fiskale dhe Ligjin për Buxhetin 2019, do të përfshihet kjo rritje, por edhe investime të tjera që transformojnë gjendjen në sektorin e shëndetësisë. Po ashtu, do t’i përgjigjemi një shqetësimi të infermierëve të ngritur nga kjo sindikatë. Shëndetësinë e kemi prioritet. Dua ta përgëzoj Ministrin Uran Ismaili dhe gjithë stafin shëndetësor për punën që kanë bërë dhe po bëjnë në kthimin e besimit të qytetarëve tanë në shërbimet publike shëndetësore.
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin