Më 11 nëntor, nëse gjithçka shkon sipas planit, në Paris do takohen presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Thaçi besohet se do ketë takim edhe me presidentin e Francës, Emannuel Macron.
Në Paris, sipas burimeve të 21Media, do diskutohet për dialogun mes dy vendeve, si dhe idetë e reja të të dy presidentëve, korrigjimi i kufijve dhe njohja e eventuale e Kosovës nga Serbia.
Takimi i fundit i Thaçit dhe Vuçiqit i paraparë te mbahet ne Bruksel pati dështuar, të dy ishin takuan vetëm me palën ndërmjetësuese në dialog, Bashkimi Europian.
Nga atje Vuçiq kishte ardhur në Kosovë pastaj, ku ngjalli shumë reagime dhe mbajti fjalime nxitëse
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...