Bujanoci, është një tjetër komunë që Top Story solli të dokumentuar, ku shumica e banorëve janë Shqiptarë. Ky qytet është disi më i zhvilluar, Komuna këtu qarkullon rreth 12 milionë euro në vit, që janë të mjaftueshme të plotësuar nevojat e banorëve të saj.
Top Story nuk mundi të filmojë me dron qytetin, pasi autoritetet serbe kërcënuan me arrestim të gazetarëve, nëse do të ndodhte një gjë e tillë.
Shqiptarët nuk mund të përdorin as simbolet e tyre, ndryshe nga veriu i Kosovës, që është i veshur me flamuj të Serbisë.
Jashtë komunës, në shëtitoren e vogël të Bujanocit, serbë dhe shqiptarë jetojnë në paqe mes njëri-tjetrit. Zakonet mes tyre janë të ngjashme, pasojat e luftës duket se janë harruar. Përpara kamerës së Top Story serbët nuk donin të flisnin.
Serbët nuk janë shumë të interesuar për politikën, megjithatë ata i ndjekin me interes zhvillimet e reja, për bashkimin e Bujanocit me Kosovën.
Si një popull me ironi dhe humor, serbët nuk lënë pa komentuar as kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
“Edi Rama… ju e njihni më mirë. Ai po bëhet modern më tepër se ç’duhet me veshjet e tij. Nuk shkohet me atlete në mbledhje. Duhet të veshë këpucë”, thotë një banor.
“Bashkimi i Bujanocit me Kosovën do të jetë gjë e mirë sepse ashtu ka thënë Edi Rama. Dhe ai është eksperti më i madh në Europë”, thonë banorët.
Në qendër të Bujanocit ka më pak shqiptarë, pasi pjesa më e madhe e tyre jetojnë në fshatrat përreth. Rinia shqiptare nuk e gjen veten askund, kryesisht bëjnë punë të rëndomta dhe pjesa më e madhe e tyre largohen në vendet e Bashkimit Europian.
Bashkimi me Kosovën, për ta është një diskutim për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale të shqiptarëve.
https://www.facebook.com/tch.topstory/videos/560560341053606/
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...