Nëse ka ndonjë gjë për të cilën mund të fajësohet Pep Guardiola gjatë punës së tij te Barcelona, padyshim se është sulmuesi Mauro Icardi.
Sulmuesi argjentinas ka qenë pjesë e akademisë së Barcelonës ‘La Masia’, ndërsa është larguar në vitin 2011, duke mos mundur t’u përshtatej skemave të trajnerëve, që punonin vetëm për Lionel Messin.
Gazetari Jaume Marcet, ka thënë se Pep Guardiola atëkohë ka tentuar që Lionel Messin ta kthente në 9-sh të rremë, dhe u kishte kërkuar gjithë trajnerëve të akademisë që ta përdorin këtë sistem.
“Ai nuk dukej plotësisht rehat në ndeshje. Ai nuk bënte lidhje të mira me lojtarët e tjerë dhe mbetej prapa. Ai e ofronte një rol më statik dhe në atë kohë, atij i kërkohej të lëvizte më shumë, gjë që nuk mund ta bënte”, ka thënë Marcet.
“Ndoshta ai nuk ishte i përgatitur për këto detyra sepse kishte karakteristika të tjera”.
Icardi në vitin 2011 u largua nga Barcelona në drejtim të Sampadoria, ndërsa nga viti 2013 është pjesë e Interit, për të cilët ka shënuar mbi 100 gola./
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...