Aurelio De Laurentiis ka sugjeruar për ndryshime të mëdha në lojën e futbollit.
Presidenti i Napolit, , Aurelio De Laurentiis, ka kërkuar që të bëhen ndryshime të mëdha në futbolli, pasi sipas tij ndeshjet janë shumë të gjata, dhe të mërzitshme.
“Po e shkatërrojmë futbollin. Duhet të shikojmë nga e ardhmja, sepse të rinjtë janë të gjithë të fokusuar në videolojëra”, ka deklaruar De Laurentiis.
“Tani jemi duke u fundosur, dhe do ta shikoni se pas tetë vitesh fëmijët që sapo kanë lindur s’do të brengosen për futbollin”, ka shtuar ai.
“Pa pushimin ndërmjet pjesëlojëve të vendosur nga FIFA dhe UEFA, të cilat kthehen në antikitet, do të ishte edhe më e vlefshme. Është faji ynë, ne jemi idiotë të moshuar. Ndeshjet janë të mërzitshme, ato janë shumë të gjata – të zë gjumi. Duhet të zhvillohen në secilën pjesë nga 30 minuta me një pushim prej 2 apo 3 minutave ndërmjet pjesëlojëve.
Napolin e De Laurentiis, sonte e pret përballje e vështirë në Ligën e Kampionëve kundër PSG-së në ‘Parkun e Princave’
VV prezanton zotimet, Sallahu: Planprogrami më i mirë i qeve...
Haradinaj: Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës,...
Angli- Trafik emigrantësh dhe kokaine, shqiptari Ibrahim Sol...
IKKL viziton Tetovën dhe Shkupin, temë dorëzimi i materialev...
Bedri Hamza e nis nesër fushatën nga Prizreni, më pas mban t...
Papunësia në SHBA u rrit në nëntor në nivelin më të lartë ka...