Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë thotë se “kur do të finalizohet marrëveshja e Prespës, kur do të hyjë në fuqi, sipas meja, nuk do të ketë kundërshtime, përveç nga një pjese e vogël e shoqërisë greke”.
Kotzias me detaje shpjegoi se në marrëveshje qëndron “maqedonas/ shtetas të Republikës së Maqedonisë veriore”, dhe jo “maqedonas verior”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ata, veten e quajnë maqedonas tashmë 120 vite. Pse thirren maqedonas? Nuk them se e bëjnë mirë, por them pse. Morën një pjesë nga fusha e Maqedonisë që ju dha sipas marrëveshjes së Bukureshtit në vitin 1913, sipas të cilit, ne e morëm Maqedoninë greke dhe ata u identifikuan gjeografikisht me këtë rajon dhe u quajtën maqedonas”, thotë Kotziasi.
Ai shtoi se se në përdorim të përditshëm edhe “me marrëveshjen më të mirë në botë nuk mund t’ia ndalosh dikujt se si do të identifikohet në biseda private”.
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje
Gimbo rikthehet në BBVA, Selin i hidhet në krahë
Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për 500kg drogë