Kodi telefonik shtetëror i Kosovës +383 mund të vonojë së zbatuari në tërësi sërish. Ndonëse kanë kaluar katër muaj nga koha kur ky kod duhej të përfundonte funksionimin pa pikë problemi, i njëjti ende po has në vështirësi gjatë përdorimit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Bordi i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike Postare (ARKEP) ende nuk ka marrë ndonjë vendim deri pas analizimit të situatës në afatin e fundit të paralajmëruar, më 31 tetor 2018.
Ndërkohë, përfaqësuesit e Telekomit të Kosovës (TK) e quajnë sfidë arritshmërinë e këtij afati të caktuar kohor. Kështu thuhet në përgjigjen me shkrim të Zyrës për Informim pranë Telekomit.
“Telekomi i Kosovës është duke punuar në vazhdimësi për implementimin e kodit të ri sipas planit të migrimit. Mirëpo duke marrë parasysh se ky implementim nuk varet vetëm nga resurset teknike të Telekomit të Kosovës, por varet edhe nga asistenca teknike e partnerëve ndërkombëtarë, tash për tash është e pamundur të parashikohet përmbushja e afatit të caktuar kohor nga ana e ARKEP-it”, deklarojnë në Telekomin e Kosovës.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...