Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gajtë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i fohët me reshje të lehta shiu, kurse temperaturat do të ngritën nga dita e premte.
“Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga verilindja. Këto masa do të krijojnë kushte për mot të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë orëve të pasditës vende-vende do të shoqërohen me riga shiu, derisa në visat malore priten edhe fjolla të dobëta bore.
Nesër edhe në fushat barike do të ketë luhatje, duke bërë që masat e ajrit të jenë më shum aktive. Temparaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 9m/s.
Nga dita e premte, e tutje, sërish merkuri në termometër do ti regjistroj vlerat mbi 20 gradë Celsius. Kurse masat e ajrit do ta ndyshojnë kahun e lëvizjes, duke vazhduar në drejtim të jugperendimit, ku shpejtësia e tyre do të ndryshoj në orët e pasdites”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...