Juventusi ka regjistruar tri pikë të plota nga takimi mbrëmjen e sotme (e martë) kundër Manchester United.
“Zonja e Vjetër” e ka mposhtur me rezultat minimal 1 me 0 në Old Trafford skuadrën nën udhëheqjen e Jose Mourinhos në takimin e zhvilluar në kuadër të fazave të grupeve në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Superylli Cristiano Ronaldo, i cili shënoi rikthimin e tij në Old Trafford për herë të parë që pesë vite, ishte mjaftë dinamik kundër ish skuadrës së tij duke krijuar madje edhe rastin përmes të cilit u shënua edhe goli vendimtar i ndeshjes.
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë është njëri nga lojtarët më të mirë të ndeshjes dhe për paraqitjen e sotme në Old Trafford është vlerësuar me notë mesatare 7.0.
Autori i golit të vetëm të ndeshjes, sulmuesi argjentinas Paulo Dybala është vlerësuar me notën 7.3, ndërsa lojtari me notën më të lartë të këtij takimi është mbrojtësi i krahut të majtë, Alex Sandro (7.7).
Mesfushori anësor Juan Cuadrado është vlerësuar me notën 7.4 për kontributin e tij me një asistim në këtë ndeshje. Me notë të lartë te kampioni i Italisë janë vlerësuar edhe mbrojtësi Giorgio Chiellini (7.6) dhe portieri polak Wojciech Szczesny (7.1).
Te skuadra “Djajtë e Kuq” lojtari me notën më të lartë është mesfushori Paul Pogba (7.2). Francezi kishte një shans shumë të mirë për të realizuar gjatë pjesës së dytë, por ishte i pa fat duke tundur kështu vetëm portën e mysafirëve.
Nota më e dobët e ndeshjes është 6.2 dhe dyshja e Manchester United, Rashford dhe Juan Mata, janë vlerësuar me këtë notë./arbresh.info/

Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër