Mijëra njerëz në Suedi janë duke futur mikroprocesorë nën lëkurë, duke ia lehtësuar jetën vetes për të mos bartur letërnjoftime, leje palestre dhe karta të punës.
Por, kjo gjë nuk kalon pa rreziqe të të dhënave, transmeton portali arbresh.info.
Rreth 4,000 suedezë janë vendosur çipa të vogël në trupat e tyre në tre vitet e fundit, sipas AFP.
Etiketat elektronike janë të madhësisë së një orizi dhe vendosen në shuplakë përmes një shiringe.

“Teknologjia është jashtëzakonisht e përshtatshme”, tha Ben Libberton, një mikrobiolog që punon për MAX IV Laboratory, për Euronews.
Shumë punonjës i përdorin ato për të hyrë në ndërtesat e tyre të zyrave, si një kalim në palestër, për të blerë ushqime nga makinat shitëse dhe madje edhe në vend të përdorimit të biletave të trenave.
Në një vit, rreth 130 pasagjerë u regjistruan për shërbimin rezervimit të hekurudhave kombëtare të Suedisë.
Udhëtarët me mikroçip në duart e tyre janë në gjendje të udhëtojnë me biletën të vendosur direkt në pajisje.

Drejtuesi i trenit më pas mund të lexojë çipin me një smartfon për të konfirmuar se pasagjeri ka paguar për udhëtimin.
Kjo është një nga përdorimet më të shprehura të teknologjisë dhe është duke u adoptuar nga kompanitë më përparimtare.
Mikroçipat madje është adoptuar nga platforma e mediave socaile Linkedl./Arbresh.info/
Nisin hetimet për manipulime të votave në Ferizaj, Shtime dh...
Kërkohet paraburgim për 22 kryesues në Gjakovë, dyshohen për...
Rama i lumtur për miratimin e buxhetit: Imazh si funksionon ...
Maqedonia e Veriut kap sasinë më të madhe të kanabisit, 28 t...
Sveçla jep detaje për Ligjin për të Huajt e atë për Automjet...
Kurti mirëpriti grupin e alpinistëve që do të ngjisin majën ...