Deputeti i Parlamentit të Gjermanisë, Peter Beyer, ka folur për takimin që ka pasur sot në mëngjes me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Kur ky ia ka prezantuar qëndrimin gjerman se ndryshimi i territoreve, apo shkëmbimi është ide me rrezik të lartë, Thaçi i ka thënë: “Unë jam president i këtij vendi, unë vendosi”.
Deputeti gjerman tha se Parlamenti i Kosovës është institucioni kryesor që duhet te vendos për çështje të tilla.
Sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve kërkon zgjidhje të qëndrueshme. Këto komente i ka bërë gjatë një takimi me gazetarë.
Ndryshe nga Beyer, përmes rrjetit social Facebook, Thaçi nuk ka përmendur reagimin e tij ndaj qëndrimit gjerman.
“Sapo përfundova një takim me deputetin gjerman nga radhët e CDU-së, Peter Beyer, me të cilin biseduam për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, situatën politike në rajon si dhe për dialogun Kosovë – Serbi, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke. Jemi mirënjohjes për mbështetjen gjermane në procesin e shtetndërtimit në Kosovë. Shteti gjerman vazhdon ta mbështes procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi.
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka dalë kategorikisht kundër idesë së presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas saj një gjë e tillë do të ndezte konfliktet në Ballkan.
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League