Ky hap i Morrisonit është marrë pas hetimeve pesëvjeçare lidhur me abuzimet seksuale në të cilat janë përfshirë 8,000 raste të keqtrajtimeve seksuale, shumica prej tyre në institucione fetare apo shtetërore, të cilat kanë për detyrim të krijojnë kushte të sigurta për fëmijët.
“Sot, si komb, ne përballemi me dështimin tonë për të dëgjuar, besuar dhe për të sjellur drejtësi”, ka thënë Morrison para ligjvënësve në kryeqytetin australian, Canberra.
“Ne u kërkojmë falje fëmijëve pse kemi dështuar, na falni. Ndaj prindërve, besimin e të cilëve e kemi tradhtuar, na falni”, ka deklaruar ai.
Australia ka krijuar një skemë në tentim të kompensimit të dëmit për viktimat në vlerë të 106,000 dollarë amerikanë për secilin.
Mirëpo Qeveria konservatore ende nuk ka vendosur nëse do të miratojë disa rekomandime, të cilat janë krijuar pas hetimeve kombëtare dhe në njërin prej tyre u kërkohet priftërinjëve katolikë të raportojnë abuzimet seksuale që u ndodhin fëmijëve, nëse mësojnë për një gjë të tillë gjatë procesit të rrëfimit.
Kisha Katolike në Australi refuzon të raportojë abuzimet seksuale
Mirëpo, në muajin gusht, në Konferencën e Peshkopëve Katolikë të Australisë, është vendosur që pjesëtarët e asaj konference nuk do të zbatojnë ligjet e propozuara nga shteti. /REL/
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...
Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB: Trump po vëzhgon me kujdes r...
Elijona Binakaj: Kam humbur xhaxhanë, kjo heshtje është dhim...
Juve s’heq dorë nga Spalletti, arrihet marrëveshja për kontr...
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Kosova është de...