Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha sot se do të paralajmërojë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 8 nëntor se formimi i një forcë ushtarake në Kosovë është në kundërshtim me rezolutën e saj 1244.
Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare ka thënë se formimi i forcave të armatosura të Kosovës është i papranueshëm, duke shtuar se edhe njerëzit që treguan mirëkuptim për dëshirën e Prishtinës thanë se duhej të bëhej duke ndryshuar Kushtetutën dhe jo vetëm duke miratuar ligje të reja.
Ministri i Jashtëm tha se Serbia dëshiron që misioni i OKB-së të mbetet në Kosovë në të njëjtën madhësi dhe me të njëjtat kompetenca.
“Tregimet për një fund të UNMIK-ut dhe fillimi i formimit të një ushtrie në Kosovë janë sfida dhe shkaqe shtesë të paqëndrueshmërisë. Misioni i OKB-së në Kosovë u krijua në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe mund të hiqet vetëm me një rezolutë të re”, tha ai dhe shtoi se Kina ka një qëndrim të vendosur mbi Kosovën dhe se rezoluta e re nuk do ta kalojë atë.
Daçiq tha se Prishtina nuk do të jetë në gjendje të marrë shumicën e dy të tretave në Interpol për t’u bërë anëtare e asaj organizate.
”Serbia është kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol, sepse kjo mund ta sjellë atë në OKB përmes një derë anësore. Prishtina e dëshiron këtë si një fitore diplomatike por nuk mund të bashkohet me organizatat ndërkombëtare pa një zgjidhje për çështjen e statusit”, tha Daçiq, raporton media serbe N1./kallxo.com/
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Merr flakë një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë