Ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir ka thënë për Fox News se akti ka qenë “gabim shumë i madh” dhe ka mohuar pretendimet se trashëgimtari i fronit, Mohammad bin Salman ka urdhëruar vrasjen.
Al-Jubeir e ka përshkruar incidentin si vrasje.
“Ne jemi të vendosur për të gjetur të gjitha faktet. Dhe jemi të vendosur për të ndëshkuar ata që janë përgjegjës për këtë vrasje”, ka thënë ai.
“Individët që kanë kryer aktin, kanë vepruar jashtë shkallës së autoritetit të tyre”, ka shtuar ministri saudit.
Arabisë Saudite i është bërë presion vazhdimisht për të sqaruar se çfarë ka ndodhur, pasi ky shtet fillimisht ka deklaruar se Khashoggi është gjallë.
Ai është parë për herë të fundit duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.
Zyrtarët turq besojnë se Khashoggi, një kritik i Qeverisë Saudite është vrarë nga një ekip i agjentëve sauditë brenda ndërtesës.
Arabia Saudite ka thënë fillimisht se gazetari është larguar i sigurt nga konsullata, derisa të premten e ka pranuar për herë të parë se ai ka vdekur, duke thënë se Khashoggi është vrarë në një përleshje.
Megjithatë ky pretendim është pritur me dyshime.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...