Pas kryeministrit, Ramush Haradinaj, është edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që ka dënuar sulmin ndaj autobusëve me pelegrinë serbë gjatë ditës së sotme në Istog.
Thaçi ka thënë se ata që bëjnë veprime të tilla e bëjnë dëm shtetit.
“Si President i Republikës së Kosovës, e dënoj ashpër sulmin ndaj pelegrinëve serbë në fshatin Studenicë të Istogut. Në shoqërinë dhe shtetin tonë, pa dallim, të gjithë e gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë dhe të shprehjes e nderimit të fesë dhe monumenteve fetare”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
“Ata që nuk i respektojnë këto të drejta dhe e prishin harmoninë tonë ndëretnike e ndërfetare, më së shumti i bëjnë dëm vetë shtetit tonë, për të cilin po punojmë të gjithë. Kërkoj nga organet e rendit dhe ligjit që t’i nxjerrin para drejtësisë kryesit e këtij sulmi të shëmtuar”, shtoi ai.
Gjatë ditës së sotme në fshatin Studenicë të Istogut janë sulmuar autobusët me pelegrinë serbë.
Sipas policisë dy autobusët bartnin rreth 170 pelegrinë serbë, të cilët kishin leje për vizitën në Manastirin e Studenicës.
Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ tregon hap pas hapi si të plotë...
Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy
Presidenti i Brazilit kritikon ashpër SHBA-në për etiketimin...
Në televotim me Klevisën, Indri largohet përfundimisht nga F...
“Je komplet falso”, Indri përplaset me Sarën: Kam gjithë jav...
Parashikimi i motit për të shtunën