Inter dhe Milan do të përballen me njëra tjetrën sonte me fillim nga ora 20:30.
Kjo ndeshje është tejet e rëndësishme, pasi është derbi më i madh lokal në botën e futbollit.
Skuadrat futën në këtë takim më të barabarta se asnjëherë pothuajse. Kjo bazuar në renditjen tabelare të Serie A.
Mirëpo si qëndrojnë skuadrat në pesë ndeshjet e fundit?
INTER: Në pesë takimet e fundit, skuadra e Spallettit ka bilanc tejet pozitiv. Ata regjistrojnë pesë fitore në pesë takime. Ata kanë realizuar nëntë gola dhe kanë pësuar vetëm tre.
Katër nga këto lojë ka zhvilluar në Serie A, kurse një në Ligën e Kampionëve.
MILAN: Në anën tjetër, Milan qëndron diçka më dobët. Në pesë ndeshje ata regjistrojnë tri fitore dhe dy barazime. “Rosonerët” kanë realizuar 13 herë dhe kanë pësuar gjashtë herë.
Inter ka bilanc diçka më të mirë, mirëpo, në derbi si ky, të gjitha kalkulimet bien poshtë.
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...