Mijëra emigrantë që kanë udhëtuar drejt hyrjes në Shtetet e Bashkuara kanë mbetur të bllokuar në Meksikë në kufirin me Guatemalan, raportojnë autoritetet.
Më shumë se 5,100 emigrantë janë regjistruar në tri strehimore në kufirin me Meksikën, përderisa 2,000 të tjerë kanë qëndruar gjatë natës në sheshin e qytetit.
“Është mbushur plot. Nuk mund të ecësh, ka shumë njerëz. Deri më tash të gjithë janë të qetë”, deklaruan autoritetet.
Në një njoftim, Qeveria federale e Meksikës tha se rreth 900 emigrantë kanë arritur të paautorizuar derisa 640 nga ta kanë hyrë në procedura për shkak të kalimit të kufirit ndërkombëtar që ndan Guatemalan dhe Meksikën.
Më herët, presidenti i Hondurasit dhe ai i Guatemalas, thanë se rreth 2,500 emigrantë kanë kaluar tranzit në këto vende, shumica prej të cilëve kanë udhëtuar pa pagesë me autobus të ofruar nga policia
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...
Haradinaj uron ambasadorin japonez për Ditën Kombëtare: Japo...