Ministri i Jashtëm pret në takim homologun turk, i premton mbështetje në procesin e liberalizimi të vizave

18:32 | 19 Tetor 2018
M. A.

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Pas takimit., Ministri Pacolli ka thënë se kanë biseduar për tema si në politikë, ekonomi dhe në marrëdhënie ditore mes Kosovës dhe Turqisë.
“Folëm për ndihmën që Turqia i ka dhënë gjithnjë Kosovës. Turqia e ka mbështetur Kosovë dhe do të vazhdoj edhe në të ardhmen këtë mbështetje. Kosova e ka të vështirë të vazhdoj pa mbështetjen e Turqisë.

“Homologun e informova për dialogun dhe sfidat që na presin. Edhe në këtë proces do të na mbështes”, ka thënë ai.

Pacolli ka thënë se kanë biseduar edhe për Interpol.

“Janë disa probleme tek shtetet që nuk e kanë paguar anëtarësimin dhe kjo shumë është rritur dhe nuk mund të votojnë. Janë mbi 70 shtete. Po ashtu me Turqinë kemi mbi 22 marrëveshje të nënshkruara qe presin implementim. Po ashtu folëm edhe për investime dhe në të ardhmen të vijnë edhe më shumë investitor sepse ka mundësi për bashkëpunim. Falënderova edhe TIKA për projektet në Kosovë dhe vazhdon edhe më tutje për qindra miliona të investuara”, ka thënë ai.

Sipas tij do të ketë bashkëpunim edhe me policinë e Kosovës dhe në fusha tjera.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu pas takimit me Behgjet Pacollin ka thëne se integriteti territorial i Kosovës është bazë për Turqinë.

“Kampanja jonë për vendet që nuk e kanë njohur Kosovën është në rend dite. Si në vendet latine, po ashtu në integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si në ato euroatlantike. Po ashtu e mbështesim fuqimisht dialogun mes dy vendeve dhe mendimet tona i ndajmë me dy palët”, ka thëne ai.

Çavusoglu ka thëne se i kushtojnë rëndësi edhe partneritetit ekonomik.

“Anëtarësimi i Kosovës në Interpol do të na angazhoj që neve si Turqi të luajmë rol aktiv qe Kosova të anëtarësohet në Interpol, nuk do të ketë qasje politike por në aspektin e sigurisë. Po ashtu firmat turke do të vazhdoj ë ende të bëjnë investime si bankat, kompanitë e aviacionet dhe firma tjera. E kemi marrëveshjen e tregtisë së lirë dhe kur të implementohet kjo marrëveshje do të rritet edhe më shumë bashkëpunimi në fushën e tregtisë. Po ashtu në fushën e arsimit do të vazhdojmë bashkëpunim ku TIKA ka realizuar mbi 600 projekte dhe do të vazhdoj edhe të tjera”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka përmendur edhe gylenistët e arrestuar ku ka kërkuar nga autoritetet kosovare eksportimin e tyre në Turqi.

“Ne nuk duam që terroristet që kanë bërë puq në Turqi të jetojnë këtu. Ne duam të na i kthej në Turqi. Ne do ti dorëzonim të Kosovës nëse do të bënin diçka të tillë. Ne presim nga vëllezërit e Kosovës të na i dorëzojnë ata dhe do të bisedojmë edhe në darkë për këtë”, shtoi ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale