Zëvendës ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer, një ditë pas votimit të tri Projektligjeve për formimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, ka shprehur hapur në Beograd mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për formimin e Ushtrisë së Kosovës, shkruan Gazeta Express.
“Për një kohë të gjatë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përkrahur themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Është një proces që do të marr kohë të gjatë, dhe ne po punojmë me partnerët tonë në Prishtinë po punojmë për t’u siguruar që ky proces të shkojë siç duhet”, ka thënë Palmer në Beograd.
Lidhur me këtë qëndrim të Palmer, ka folur presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Sipas tij një qëndrim i tillë i SHBA-së karshi Republikës së Kosovës nuk është diçka e re dhe nuk duhet habitur.
Përveç tjerash Palmer përgjatë kësaj vizite në Beograd ka folur edhe rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
AI ka thënë se nuk mund të flasin për detaje specifike të një marrëveshje të mundshme, përderisa nuk kanë parë të jetë arritur diçka konkrete në këtë aspekt.
Dje Kuvendi i Republikës së Kosovës me shumicë unanime të votave ka miratuar tri-Projektligjet për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Republikës së Kosovës.
Në votim nuk kanë marrë pjesë vetëm deputetët e Listës Serbe të cilët e kanë lëshuar sallën në momentin kur është bërë votimi.
Nisma për shndërrimin e FSK-së në Ushtri, ka ardhur pas vizitës së kryeministrit të Republikës ë Kosovës në SHBA dhe takimit të tij me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.
Pas kthimit në Kosovë, Haradinaj kishte thënë se e kishte ‘aminin’ e Amerikës për të vazhduar përpara me formimin e Ushtrisë.
Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
Këmbësori goditet për vdekje në Graçanicë, arrestohet shofer...
85 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Historik Kombëtar: Një...
U përplas me një kamion, shpërthen një cisterne në një autos...
ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%