Aktgjykimi për dy vite burg për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski nga Gjykata e Apelit është dorëzuar në Gjykatën Penale, e cila do ta dorëzojë tek gjykatësi kompetent për sanksione, me çka fillon afati prej 8 ditëve në të cilin Gruevski duhet të paraqitet në burg dhe ta vuajë dënimin.
Nikolla Gruevski për vendimin e gjykatësit ka të drejtë ankese, përmes së cilës mund të kërkojë shtyrje të vuajtjes së dënimit në afat prej 3 ditëve. Nëse gjykatësi refuzon ankesën, Gruevski ka të drejtë ankese tek Këshilli prej tre gjykatësve i cili duhet të sjell vendim përfundimtar për shtyrja të dënimit në afat prej 3 ditëve. Nëse Këshilli konfirmon vendimin, atëherë i dënuari duhet të paraqitet në burg, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe, ish-kryeministri u dënua me dy vite burg efektiv për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë blerjes së makinës luksoze “Mercedes” në vlerë prej 600 mijë eurove.
Gruevski më herët ka deklaruar se do të shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore që ka në dispozicion.
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona