Bashkimi Europian tha se është i gatshëm të zgjasë periudhën e tranzicionit pas “Brexit”-it, nëse Britania e Madhe e do këtë.
Periudha aktuale e tranzicionit, që synon të hapë rrugën për marrëdhënien e ardhshme mes Britanisë dhe unionit, është 21 muaj.
Por, me të dyja palët që po dështojnë të arrijnë një marrëveshje, kryeministrja britanike, Theresa May ka sugjeruar zgjatjen e kësaj periudhe me disa muaj.
Disa përkrahës të “Brexit”-it në Britani kanë reaguar ashpër ndaj sugjerimit, ndërsa një burim nga Bashkimi Europian ka thënë për BBC-në se do të duhet të ketë pasoja financiare, nëse Britania zgjat periudhën e tranzicionit.
Sidoqoftë, përcjell tch, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk foli për gazetarët në fund të samitit të Brukselit, ku nuk u arrit asgjë.
“Nëse Britania e Madhe do një zgjatje të periudhës së tranzicionit, që do të ndihmonte në arritjen e një marrëveshjeje, unë jam i sigurt se udhëheqësit do të ishin të gatshëm ta merrnin në konsideratë këtë”, tha Tusk.
Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Europian, tha në anën tjetër se zgjatja e periudhës së tranzicionit, sipas gjasave është e paevitueshme dhe është një ide e mirë, sepse do të linte vend për ravijëzimin e një marrëveshjeje afatgjatë mes Britanisë dhe BE-së.
Më herët, May kishte thënë se zgjatja e periudhës së tranzicionit ishte një ide e re, që u shfaq në negociata, dhe nuk e kishte menduar se do të mund të konkretizohej.
Kurti pret përfaqësues të Parlamentit britanik në Prishtinë,...
Gjeneralmajori i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Osborn uron Kos...
Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, lejohet qarkullimi për ...
Trupat shqiptare në stërvitje për KFOR ’36 në Gjermani, Veng...
Përfundojnë bisedimet në Gjenevë, Zelensky akuzon Rusinë për...
Arrestohet një i ri në Ferizaj, konfiskohet armë zjarri edhe...