Ministri i Diasporës i Shqipërisë, Pandeli Majko ka thënë se kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të korrigjohet, por do të hapet- për njerëzit dhe bizneset.
Në hapje të aktivitetit “Java me bizneset e diasporës”, Majko ka vlerësuar se shqiptarët janë në ditët më të mira si komb, sepse është kaluar nga mbijetesa në normalitet.
“Sinqerisht duke bërë pak humor, nuk e kisha ndërmend të vija në këtë takim, nëqoftëse delegacioni që u drejtua nga zoti Limaj para disa ditësh në Tiranë, ndau përfundimisht që kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të korrigjohet, por do të hapet për lëvizjen e lirë të mallrave dhe të njerëzve”, u shpreh Majko.
Ai i ka inkurajuar bizneset nga diaspora që të investojnë kapitalin në Kosovë dhe në gjithë trojet shqiptare.
Abdixhiku: Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum, por si presiden...
Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta
Tirana kryeqyteti i 4-t më i shtrenjtë në Europë, ja ku ndod...
Kosova, shtet i krizave
Negociatat SHBA-Iran bllokohen, Ngushtica e Hormuzit mbetet ...
Ish-ambasadori i Kosovës për konferencën e Kurtit me Feride ...