“E kemi kërkuar, nëse ekziston”, tha presidenti amerikan, Donald Trump, për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.
Khashoggi nuk është parë prejse ka hyrë në konsullatë më 2 tetor. Arabia Saudite mohon ta ketë vrarë.
Gazeta Washington Post publikoi artikullin e fundit që Khashoggi, kritik i udhëheqjes saudite, ka shkruar përpara se të zhdukej.
Në këtë shkrim, ai flet për rëndësinë e shtypit të lirë në Lindjen e Mesme.
Redaktorja opinioneve globale në Washington Post, Karen Attiah, tha se publikimi i shkrimit është shtyrë me shpresën se Khashoggi do të kthehet i gjallë.
“Tani duhet ta pranoj: kjo nuk do të ndodhë. Ky është artikulli i fundit i tij i shkruar për gazetën The Post”, tha ajo.
Pompeo takon zyrtarët turq për rastin e Khashoggit
Arabia Saudite është një nga aleatët më të afërt të Uashingtonit dhe zhdukja e Khashoggit duket se e ka lënë administratën Trump në një pozitë të vështirë.
Presidenti Trump tha se e vërteta për Khashoggin “do të dalë deri në fund të javës”.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...