Investitorë të fuqishëm brenda Facebook kërkojnë largimin e Zuckerberg

Mark Zuckerberg, chief executive officer of Facebook Inc., speaks during the Facebook F8 Developers Conference in San Francisco, California, U.S., on Wednesday, March 25, 2015. Zuckerberg plans to unveil tools that let application makers reach the social network's audience while helping the company boost revenue. Photographer: David Paul Morris/Bloomberg via Getty Images

23:14 | 17 Tetor 2018
A. B.

Investitorë të fuqishëm brenda Facebook kërkojnë largimin e Zuckerberg

Investitorët kryesorë brenda rrjetit social Facebook kërkuan ditën e Mërkure largimin e Zuckerberg nga pozicioni i kryetarit të bordit drejtues.

Propozimi i cili në vetvete është simbolik sepse Zuckerberg kontrollon bordin e kompanisë, vjen në një kohë të vështirë për rrjetin social i cili para pak ditësh zbuloi një thyerje masive të sigurisë për 30 milion përdorues.

Bëhet fjalë për disa fonde publike të cilët kërkojnë reduktimin e influencës së Zuckerberg brenda kompanisë si fondi publik i Ishujve Rodes, Ilinois dhe Pensilvanisë si dhe fondi i pensioneve të Nju Jorkut.

“Një bord drejtues i pavarur është jetik për të ardhmen e Facebook dhe daljen nga kjo mesele nëse duam të rikthejmë besimin e Amerikanëve dhe investitorëve të tjerë,” shprehej përfaqësuesi i Fondi të Nju Jorkut.
Scott Stringer mbikëqyr fondin 195 miliardë dollarëshe të qytetit dhe zotëron 4.7 milion aksione në Facebook.

Këto aksione vlerësohen me 745 milionë dollarë. Sakaq tre fondet e qyteteve të lartpërmendura zotërojnë 200,000 aksione me vlerë 32 milionë dollarë.

Për ta vënë në perspektivë, vlera e Facebook është 460 miliardë dollarë.

Që nga muaji Korrik aksionet e Facebook kanë rënë me 27%. Disa ekzekutivë janë larguar nga kompania si dy themeluesit e Instagram dhe themeluesi i WhatsApp. /PCWorld Albanian

Shpërndaje në rrjete sociale