Udhëheqësit e BE-së do të takohen sonte në një samit në Bruksel, ku është planifikuar të diskutohet marrëveshja mbi largimin e Britanisë së Madhe nga BE.
Është planifikuar që kryeministrja britanike Theresa May të paraqesë para homologëve të saj evropianë pikëpamjen e pozitës aktuale të Londrës në bisedimet rreth largimit të vendit nga Bashkimi Evropian dhe se si të procedohet tutje.
Udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së gjatë darkës do të flasin për pozicionet e BE-së në vazhdimin e negociatave, por edhe mundësitë në rast se marrëveshja me Britaninë e Madhe nuk arrihet brenda periudhës së pritshme.
Kryeministri i Estonisë, Juri Rathas, thotë se ende beson se marrëveshja Britani-BE për Brexit është e mundur.
Rathas tha para samitit se është e rëndësishme të ruhet uniteti i BE-së në këtë çështje.
“Besoj se kjo marrëveshje është e mundur. Është e rëndësishme për të ruajtur unitetin e BE 27, për të punuar si një ekip. Unë e di se çështja kryesore e kufirit është mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut”, tha ai, duke shtuar se Britania ishte gjithashtu një partner i ngushtë dhe i rëndësishëm i BE-së.
Osmani për një mandat të dytë: Në dorën e deputetëve, jam e ...
Nis dëgjimi i dëshmitarit të radhës në rastin “Banjska”, dës...
Hamza: Dje foli populli, sot flasin ata
Walker kundër Speciales: Ish-krerët e UÇK-së po mbahen pa pr...
Mbrojtësi i viktimave: S’është punë e jona të vërtetojmë aku...
Deklaratat e ish-krerëve të UÇK-së pas orës 13:00