Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës Shyqyri Syla, ka pritur në takim ekspertët e BE-së, nga Italia në kuadër të Projektit të Binjakëzimit të BE “Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë”, në përbërje të Laura Guercio, nga Komiteti për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Ministrinë e Drejtësisë në Itali, Stefan Tappeiner- gjyqtar, Igor Secco-prokuror, si dhe Maria Emanuella Guerra, Këshilltare Rezidente e Projektit të Binjakëzimit në Kosovë.
Në takim është diskutuar rreth integrimit të prokurorëve dhe stafit serb në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës dhe për të drejtat e minoriteteve para organeve shtetërore të Kosovës.
Të pranishmit u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen mes Prokurorit të Shtetit dhe Projektit të Binjakëzimit të BE, si dhe, Kryeprokurorit Syla i`u premtua përkrahja e këtij projekti për Prokurorinë Themelore të Mitrovicës./klan kosova/
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...