Lionel Messi dhe bashkëlojtarët e tij janë rikthyer në stërvitje sot (e martë) para ndeshjes së tyre në vikend kundër Sevillas.
Sot janë bërë 14 vite që nga dita kur sulmuesi argjentinas ka bërë debutimin e tij te Barcelona duke u inkuadruar në fushë nga bankina në ndeshjen kundër Espanyolit, transmeton portali arbresh.info.
Messi, Ivan Rakitic dhe Gerard Pique ishin të gjithë të buzëqeshur në kampin stërvitor derisa po punon para ndeshjes të së shtunës ndaj skuadrës në krye të tabelës.
Messi pushoi për të dytën herë radhazi nga detyra me skuadrën kombëtare dhe për shkak të kësaj ka pasur kohë për të shpenzuar me familjen e tij derisa vazhdon që e ardhmja e tij me Argjentinën të mbetet në dyshime.
31-vjeçari ndau gjithashtu të hënën një foto të tij me disa anëtarë të familjes së tij derisa po pushonin në Spanjë./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës