Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ende nuk ka hequr dorë nga organizimi i veprimeve sindikale. Në rast të mosplotësimit të kërkesave të tyre për korrigjim të Ligjit për Paga në Kuvend, në SBASHK shprehen të vendosur për grevë të tërësishme në sistemin arsimor në vend, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ende nuk ka hequr dorë nga organizimi i veprimeve sindikale. Rangimi i ulët i mësimdhënësve në Ligjin për Pagat, siç po pretendojnë përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), i ka detyruar ta mendojnë opsionin e grevës.
Megjithatë, në Qeverinë e Kosovës nuk kanë dhënë shpresë për përkrahje të kërkesave të kësaj sindikate. Në një përgjigje me shkrim për gazetën “Zëri” në këtë institucion thonë se çdo plotësim-ndryshim i Ligjit pritet të bëhet përmes procedurave të Kuvendit.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar dhe ka proceduar në Kuvendin e Kosovës Ligjin për Pagat. Çdo plotësim dhe ndryshim mund të bëhet përmes amendamentimit në procedurat e Kuvendit. Ky projektligj është në rend dite për shqyrtim në mbledhjen e Kuvendit të hënën.
Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...