Mjeku kosovar në Gjermani, Hasan Simnica, ka konsideruar se rezultatet e analizave laboratorike në spitalet e Kosovës kryhen shkel e shko. Simnica ka thënë se analizat, të cilat një pacientit i kanë dalë negative në Kosovë në laboratorë në shtetet tjera i kanë dalë pozitive
“Absurditeti kosovar, pacienti që është edhe familjar shkon dhe e dërgon materialin në Labor(x) proba negativ, Labor(y) negativ, Labor(z) negativ, Labori Shkup pozitiv Labori Beograd pozitiv, Labori Gjermani pozitiv. Kjo është tmerri kosovar. Këto janë krime mbi njerëzit, të cilët nuk i ndjek askush”, ka thënë ai.
Sipas tij, edhe doktorët kosovarë shkojnë për trajtim në shtetet tjera, pasi nuk i besojnë stafit mjekësor me të cilët ata vetë punojnë.
“Shumë interesante, një profesor në Shkup i një spitali thotë: Është e çuditshme, shumica e doktorëve kosovarë kur kanë nevojë diçka vijnë te ne se nuk i besojnë përgatitjes profesionale të kolegëve që punojnë çdo ditë me ta, por ata nuk janë në gjendje të luftojnë të paditurit, kurse kur kanë nevojë diçka personale vijnë te ne. Kjo tregon falimentimin e shëndetësisë në çdo aspekt”, ka shkruar më tej Simnica në llogarinë e tij në “Facebook”, shkruan Zeri.
Se mund të ketë gabime në analizat laboratorike këtë e ka pohuar edhe drejtori i Klinikës së Biokimisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shemsi Veseli.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...