Kuvendi i Kosovës ka shtyrë votimin e Propozim-Rezolutës për dialogun me Serbinë, deri në harmonizimin e Grupeve Parlamentare.
Kjo është bërë pas kërkesës së deputetit të PSD-së, Visar Ymeri, i cili ka kërkuar që të shtyhet votimi i propozim rezolutës nga debati parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi.
“Ne jemi të interesuar që të ulemi bashkë dhe të tentojmë të paktën të përaforojmë qëndrimet sa i përket rezolutës. U bëj ftesë grupeve parlamentare që të diskutojmë për këtë rezolutë”, tha ai
Sipas kryeparlamentarit, Kadri Veseli, votimi i kësaj rezolute do të sillet sërish në Kuvend pasi që të arrihet një harmonizimin i partive politike.
Megjithëse ka filluar Seanca e Kuvendit, disa nga projektligjet të cilat po hedhen në votim nga kryetari i Kuvendit nuk po arrijnë të votohen për shkak të mungesës së kuorumit.
Ndryshe, në këtë seancë po mungojnë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes, të cilët tash e një kohë janë duke bojkotuar seancat e rregullta të Kuvendit.
Ata patën deklaruar më parë se përderisa në Kuvend nuk sillet seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita, do i bojkotojnë të gjitha seancat e rregullta.
Kjo ka bërë që tash e pothuajse një muaj të pamundësohet mbajtja e seancave./
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...
Abdixhiku në hapje të fushatës: Ne jemi pasardhësit politik ...
Irani thotë se shënjestroi një bazë amerikane pas sulmeve të...
Haradinaj për Fehmi e Xhevë Lladrvocin: Shembull i luftëtarë...