Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Faton Topalli po e konsideron se ish-subjekti i tij politik Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar për të keq. Në intervistë për Insajderin, Topalli ka folur edhe për afrimin mes LDK-së dhe VV-së.
Topalli ka thënë se LDK dhe VV janë afruar se fundmi, por që sipas tij në një formë e tillë nuk mund të bëhet opozitarizëm i vërtetë.
“Po deshi njeri mund edhe ta interpretoj ndryshe, mund ta interpretoj se kemi parë një përjashtim të PSD-së nga dy partitë më të mëdha opozitare, në fakt po ka një përpjekje të LVV –së për tu afruar me LDK-në ne mendojmë që është shumë e rëndësishme të ketë opozitë të bashkuar dhe vetëm kështu mënd të behët një opozitarizëm i vërtetë”.
Fajin për mos rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, Topalli ua ka hedhur LDK-së dhe VV-së. Ka thënë se më shumë kanë zë për të folur rreth kësaj çështje se sa punë.
“Ne si PSD jemi pro që të kemi një opozitë të bashkuar edhe me LDK-në dhe edhe me VV-në por mjerisht nuk është parë të jetë kështu as nga LDK dhe as nga VV. Deklaratat për rrëzimin e Qeverisë pa PSD-së mendoj se nuk janë serioze për shkak se nuk është e mundur pa u përfshirë PSD-në. Janë zërat me të shumtë për rrëzimin e qeverisë se sa puna për ta rrëzuar Qeverinë”, ka deklaruar Topalli për Insajderin.
Me tej deputeti i PSD-së ka deklaruar se VV dhe LDK, janë duke ua zgjatur jetën Qeverisë Haradinaj. Sipas tij Vetëvendosje ka ndryshuar mjaftë shumë.
“Pikërisht pjesa e mbetur e VV-së dhe LDK janë duke ja zgjatur jetën Qeverisë Haradinaj për shkak se nuk janë të gatshëm të bashkohen si opozitë për ta kundërshtuar këtë Qeveri”.
“Gjatë muajve dhe sidomos gjatë vitit të fundit LVV ka ndryshuar bukur shumë dhe në disa çështje nuk ndryshon nga partitë e tjera. Është njëra prej partive por nuk është se ka ndonjë ndryshime shumë të madh ajo është në koalicion në disa komuna me parti politike që më parë nuk i ka bërë dhe ka qenë e pa mundshme nga pikëpamja e VV-së”
“Ky subjekt politik po ndryshon, andaj një koalicion i mundshëm mes LDK-së dhe VV-së mund të jetë edhe i mundur gjatë zgjedhjeve të ardhshme, por edhe pse unë personalisht nuk e besoj për shakë se divergjenca mes tyre është e madhe dhe kundërshtimi mes dy liderëve ka qenë jashtëzakonisht i madh”.
“Pra do të duhej të ndryshoheshin shumë parime që LVV dhe LDK të shkoni së bashku në një koalicion, por duke parë rrugëtimin dhe ndryshimin një gjë e tillë mund të jetë e mundur për shkak të ndryshimit të VV-së, fatkeqësisht jo për të mirë”, ka deklaruar Topalli.
https://www.facebook.com/GOInsajderi/videos/357051785037566/
Glauk Konjufca tregon dy arsye pse qytetarët duhet të mbësht...
Hamza premton ulje të çmimeve përmes heqjes së TVSH-së në pr...
Aksident mes dy veturave në hyrje të autostradës në Kaçanik,...
Kurti në Gjakovë, premton investime dhe politika anti-korrup...
Arsenali dëshiron t’i shtojë konkurrencë Rayas, portie...
Spiropali takohet me Ali Ahmetin dhe zyrtarë të tjerë: Shqip...