“Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) luan një rol të veçantë në zhvillimin e një ekonomie konkurruese të bazuar në dije dhe në inovacion. Kjo teknologji mundëson sigurimin e një cilësie më të lartë të jetës për qytetarët, ndihmon në lehtësimin dhe efikasitetin e proceseve të punës, e për më tepër edhe në rritjen e efektivitetit dhe transformimin e qeverisjes”.
Këto komente Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka i bëri gjatë hapjes së edicionit të 7-të të KosICT, ku morëm pjesë Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe përfaqësues ngaambasadat e huaja në Kosovë.
Lluka, njoftoi pjesëmarrësit për hapat që ka marrë Ministria, si në rastin e lehtësirave doganore e fiskale që janë bërë me fokus të veçantë për këtë sektor, por edhe në hapat konkret për të zhvilluar infrastrukturën broadband në tërë Kosovën, rritjen e aftësive dixhitale si dhe për dixhitalizimin e ekonomisë së Kosovës.
Gjithashtu, Lluka tha se janë bërë përparime në përhapjen e broadbandit mobil siç janë shërbimet e teknologjive të reja si 3G, 4G/LTE. Ndërsa shtrirja e qasjes fikse në internet në Kosovë ka tejkaluar 90% .
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime
Gjashtëmbëdhjetë nxënës të vrarë në zjarr në një shkollë në ...
Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit
QKUK: I plagosuri nga sulmi me thikë në Mitrovicë jashtë rre...