“Pas një informate qe kemi marrë nga policia kemi ardhur në asistencë. Për fat të mirë kemi inspektuar së bashku dhe nuk kemi hasur në personin i cili ka dashur me mbytë veten. Nuk e dimë nëse ka qenë lajmërim i rremë, por të paktën ne kemi kryer të gjitha inspektimet, por e përsëris se nuk kemi arritur me e gjetë personin”, ka thënë Zeka.
Policia është larguar nga Katedralja, personi i dyshuar nuk është gjetur në vendin e ngjarjes.
Në fillim Policia kishte marrë një informacion se një person ka kërcënuar se do të vetëvritet duke u hedhur nga Katedralja.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitin e Zjarrfikësve dhe ekipet mjekësore.

Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...