Serb i Bilardos (SBA), si pjesë e familjes së sporteve në Serbi i është përmbajtur me besnikëri instruksionit të ministrisë kompetente dhe në përputhje me këtë ka urdhëruar të gjithë lojtarët me licencë të mos marrin pjesë në turnetë ku shfaqen lojtarët para të cilëve valon flamuri në emër të Kosovës. Të gjithë lojtarët do të dënohen me marrje të licencës për një vit, ndërsa të gjithë kandidatët për përfaqësuesen automatikisht mbesin pa mundësinë që të luajnë për vendin e tyre. Klubi “Libero 5” nuk do të dënohet meqë konsiderojmë se gabimi është i natyrës teknike dhe si organizator dhe nikoqir deri tash ka organizuar në numër të pakufizuar turne me qëllim të zhvillimit të bilardos në Serbi. Çdo paraqitje tjetër e klubeve me licencë të SBA-së do të dënohet me të holla dhe marrje të licencës së klubit për një vit, thuhet në kumtesën e kësaj organizate.
Parashikimi i motit për të enjten
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në M...