Parazitët e zorrëve, ose siç njihen në gjuhën popullore krimbat e barkut, janë një infeksion shumë i shpeshtë që mund të paraqiten te çdokush. Krimbat janë parazitë të bardhë dhe të vegjël që infektojnë organizmin. Ata duken si fije pambuku dhe janë të gjatë nga 2-13 milimetra. Këta parazitë prekin zakonisht gjysmën e fëmijëve nën moshën 10 vjeç, por edhe të rriturit. Rreziku që anëtarët e tjerë të familjes të infektohen është 75%. Mungesa e higjienës si moslarja e duarve pasi shkoni në tualet ose kontakti me objekte që mbajnë vezë të krimbave janë dy nga arsyet kryesore që çojnë në shfaqjen e tyre. Simptoma kryesore e pranisë së këtyre parazitëve është kruajtja në pjesën e poshtme, zona e anusit, e cila përkeqësohet gjatë natës dhe mund të prishë gjumin; zorra mund të jetë e bllokuar dhe si pasojë shkakton probleme me jashtëqitjen; diarre ose gjak në feçe. Ne ju zbulojmë katër ushqimet që eliminojnë plotësisht parazitët nga trupi juaj.
Hudhra: Hudhra ka super fuqi. Ajo ka treguar efecientën e saj në luftën kundër viruseve, kërpudhave, baktereve, parazitëve dhe kancerit.
Vaji i rigonit: Vaji i rigonit ka veti të jashtëzakonshme antioksiduese, antivirale, antiinflamatore dhe antibakteriale.
Karafili: Besohet se është e vetmja bimë që shkatërron totalisht vezët e krimbave. Nëse përdoret bashkë me arrën e zezë dhe me Artemisia Absinthium, shkatërron totalisht ciklin jetësor të parazitave. Karafili është gjithashtu antibakterial dhe antimykotik..
Trumza: Trumza është një nga bimët më të mira që stimulon tiroiden, gjëndrën më të madhe të sistemit imunitar. Trumza ndihmon në stimulimin e mbrojtjes natyrale të trupit. Vaji i trumzës mund të eleminojë një sërë parazitësh, në zorrën e trashë.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...