Ish-shefja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri, ka shprehur keqardhje për, siç e quajti ajo, “devijimin e procesit” duke i referuar diskutimit për ndryshimin e kufijve në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në një intervistë në Zona B, Tahiri, ka rrëfyer edhe për tendencën për diskutimin e temës se kufijve gjatë kohës sa ishte në krye të negociatave.
“Në fillim të dialogut kam vërejtur tendenca per diskutimin e kësaj teme, madje edhe prej vete Kuperit, po edhe Stefanoviqi e ka përmend këtë teme korridoreve. Unë i pata thënë thënë ‘këtu po e përmendë pot jo te tavoline se mbyllet ky dialog”.
Tahiri gjithashtu ka bere te ditur diskutimin qe kishte me diplomatin evropian Robert Cooper.
“Robert Cooper ia kam thene se veriu nuk ekziston. Ne Kosove ka qytetare qe manipulohen po toka eshte e Kosoves, eshte toke shqiptare. I kam thene nese ke hy te jesh ndermjetesues per paqe me kete qasje ti do te besh luftra”.
“Ia kam përmend Badinterin. Badinteri me komisionin e vet ka bere planin per zhbërjen, por pas planit u bene katër luftra ne Ballkan dhe me s’ka dashur te degjoje per kete”.
“I thash kujdes Robert Cooper-it , unë vertete jam kryenegociatore po nuk lejoj te ndodh kjo. Ia përmenda shembullin e Irlandës, i thash ajo u pavarësua por i shoi veriu”./klan kosova/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...