Gianni de Biasi ende nuk ka gjetur pas eksperiencës që shkoi shumë keq te Deportivo Alaves, teksa në anën tjetër, Paolo Tramezzani, ish-ndihmësi i tij te Shqipëria, më në fund është sistemuar. Tramezzani, që ka drejtuar së fundmi Lugano dhe Sioni në Zvicër,do të jetë trajneri i ri i Apoel Nicosia, në kampionatin qipriot.
Një aventurë e re kjo për 48-vjeçarin, teksa ishte klubi qipriot ai që zyrtarizoi gjithçka në faqen zyrtare në facebook. Ish-ndihmësi i De Biasi-t ka qëndruar 1 vit pa ekip, teksa disa mundësi në Serie B italiane nuk i ka pranuar.
Ndihmësi i tij do të jetë Pasquale Rocco, që ka punuar te Peruggia dhe Bari më parë dhe ka patentën UEFA Pro.
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje