Bazuar në raportet në Itali, e ardhmja e Mauro Icardit te Interi vazhdon të mbetet e paqartë për shkak se të dy palët nuk janë ende dakord në lidhje me kërkesat rreth pagës.
Marrëveshja aktuale e Icardit nuk skadon edhe tri vite dhe nga pikëpamja financiare, ajo vlen 4.5 milionë në vit, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, lojtari tani është duke kërkuar 8 milionë euro, plus bonuset, ndërsa klubi është i gatshëm të ofrojë vetëm 6.5 milionë euro, përfshirë edhe bonuset.
Sidoqoftë, Interi dëshiron të arrijë një marrëveshje, ndërkohë që klauzola e tij prej 110 milionë euro është duke shërbyer gjithashtu si diçka që i shkakton dhimbje koke.
Icardi është padyshim njëri nga sulmuesit më të mirë në botën e futbollit sot, por në një pikë, Interi duhet të vë në pyetje nëse ja vlen apo jo stresi që ai ka tendenca të shkaktoj javë pas jave.
Sido që të ndodhë, fundi i kësaj storie pritet të mësohet brenda muajve të ardhshëm./arbresh.info/
Shkelja e të drejtave të çlirimtarëve, Haradinaj: Me arresti...
‘‘Sikur në janar’’, të reshura të borës në Jezerc, pamje
Merz thirrje Iranit: Ndaloni së mbajturi peng botën, kthehun...
Ish i dashuri i Kim Kardashian thotë se ka fjetur me mbi 12,...
Në emër të komunës premtonte banesa sociale, policia në Pejë...
Dështon sërish zgjedhja e kryesuesit të KGJK-së, rishpallet ...