Partia Demokratike e Kosovës nesër do të fillojë edhe zyrtarisht procesin e zgjedhjeve të brendshme, ku do të garohet për të marrë kreun e partisë.
Në këtë mbledhje e cila do të fillojë nesër nga ora 17:00, do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli.
Njoftimin për hapjen e procesit të zgjedhjeve të brendshme kjo parti e ka bërë përmes një komunikatë për shtyp dërguar mediave.
Kujtojmë, se Kadri Veseli në krye të PDK-së ishte vendosur pas largimit të Hashim Thaçit dhe zgjedhjes së tij president i Kosovës. /arbresh.info/
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media