Madje, ata kanë rënë në sy të të gjithëve, pasi në ndryshim nga shumë dhëndurë, të cilët mburren me makinat e shtrenjta e mundësisht edhe me helikopterët që marrin në dispozicion, familja e këtij djali ka vendosur të marrë nusen në një mënyrë origjinale.
Ata kanë pregatitur disa kamionë të mëdhenj për të shkuar tek shtëpia e fatlumes së re. Disa kamionë të zbukuruar bukur qëndrojnë në radhë njëri pas tjetrit, ndërsa makinat e tjera të vogla i shoqërojnë nga pas.
Boritë e tyre çajnë Fierin e në sfond nuk mungojnë as këngët e shumta. Ky veprim u ka bërë përshtypje kalimtarëve të rastit, të cilët nuk kanë nguruar të nxjerrin telefonat e të bëjnë edhe video, njërën prej së cilës e shikoni këtu.
Katër xhiro pa u mbyllur kampionati, Bayerni fiton titullin ...
Alarm në Austri, gjendet helm për minjtë në kavanozin me ush...
Man City fiton derbin me Arsenalin, gjithçka e hapur për tit...
Rama në Abu Dabi, mesazh solidariteti për Emiratet e Bashkua...
Tensione pas ndeshjes mes Rilindjes dhe Vëllaznimit, dy tifo...
Tragjedi në ShBA, tetë fëmijë të vrarë