Talibanët kanë kryer një sulm në distriktin Maruf.
Zyrtarët afganë kanë thënë se të paktën katër civilë janë vrarë gabimisht, si pasojë e sulmeve të kryera nga forcat ajrore të Afganistanit, që kanë shënjestruar militantët talibanë në jug të Afganistanit.
Shefi policor i provincës, Kandahar, Abdul Raziq, ka thënë se talibanët kanë kryer një sulm në distriktin Maruf, të cilit i janë kundërvënë forcat e sigurisë me sulme ajrore më 4 tetor.
Raziq ka thënë se militantët kanë tentuar të “ikin duke u përzier me disa fshatarë në një dasëm”, duke lënë të vdekur një fëmijë, tri gra dhe 10 kryengritës.
Zëdhënësi i kësaj province, Aziz Ahmad Azizi, ka thënë se tetë persona të tjerë, duke përfshirë një fëmijë dhe shtatë gra, janë plagosur nga sulmet ajrore.
Luftëtarët talibanë zakonisht fshihen në shtëpi të civilëve pasi kryejnë sulmet dhe përdorin strehat e tyre për të ikur.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, të paktën 1,692 civilë janë vrarë në luftimet në gjysmën e parë të vitit 2018.
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...