Grupi militant, Shteti Islamik ka pretenduar se është përgjegjës për një sulm në një tubim të fushatës zgjedhore në provincën Nangarhar të Afganistanit, transmeton Reuters.
Ky grup ka bërë të ditur njoftimin përmes agjencisë së tyre të lajmeve Amaq.
Grupi militant ka thënë se sulmi vetëvrasës ka lënë të vdekur 35 persona dhe ka plagosur më shumë se 50 të tjerë, pasi sulmuesi ka hedhur në ajër jelekun bombardues.
Sulm i dyshuar vetëvrasës në Afganistan, 13 të vdekur.
Zyrtarët afganë kanë thënë më herët se të paktën 13 persona kanë vdekur dhe me shumë se 30 të tjerë janë plagosur, duke paralajmëruar se numri mund të rritet.
Grupi ekstremist, Shteti Islamik ka pretenduar se është përgjegjës për një seri të sulmeve së fundmi.
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...