Tupac Shakur është futur fshehtas në Kubë me ndihmën e ish presidentit Fidel Castro, thotë një teorist konspiracionesh.
Michael Nice së fundmi ka thënë se reperi legjendar është gjallë dhe shëndosh, pasi u largua nga Amerika nga një ekip sigurimi, pjesë e së cilit ishte ai, transmeton portali arbresh.info.
Ai thotë se ekipi ndihmoi Tupacin të udhëtonte nga Las Vegas në Barbados përpara se udhëtimi i tij të vazhdonte në Kubë.
Në një video të shpërndarë në kanalin e tij të YouTube, Michael thotë se kalimi i sigurt në Kubë ishte në marrëveshje me të ndjerin Fidel Castro, i cili vdiq në nëntor të 2016.
“Kam dëshmi audio dhe video të Fidel Castro duke konfirmuar se ai ka lejuar Tupac për të jetuar në Kubë”, thotë Michael.
“Dhe ai miratoi ndërrimin e trupave ku u përfshiva unë”, tha ai më tej.
Ai vazhdon: “Kishte terma dhe kushte për këtë leje. Kishte një limit për sasinë e kohës. Kishte kushte për sjelljen e tij. Ai nuk duhej të pranonte që ishte në Kubë … ”
Ai pohon se një grup i përfshirë në një komplot grushti kundër Castro kanë prova, pasi ata kishin përgjuar telefonin e liderit të ndjerë.
Video nxiti një përmbytje të njerëzve që kërkonin prova./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Trump: Ka shumë mundësi për një marrëveshje bërthamore me Ir...
Mosekzekutimi i pagave: Punëtorët teknikë të shkollave në Pr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 43-vjeçarit që vdiq tragjikis...
KQZ shqyrton përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qe...
Moti i ndryshueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje lokale sh...