Prokurori në Sllovaki ka deklaruar se për vrasjen e gazetarit dhe të dashurës së tij janë paguar rreth 70 mijë euro.
Dyshohet se personi që pagoi këtë shumë parash ishte grua, transmeton portali arbresh.info
Vrasja e gazetarit ka shkaktuar protesta të mëdha dhe në vend dhe ka rezoltuar me rrëzimin e një kryeministri.
Gazetari Jan Kuciak, i cili kishte hetuar lidhjet midis politikanëve dhe mafies italiane, u gjet i vdekur me të fejuarën e tij në shtëpinë e çiftit pranë Bratislavës në shkurt, duke zhytur vendin në krizë.
Gruaja e emëruar si “Alena Zs” urdhëroi për vrasjen e tyre. Sipas prokurorisë ata janë vrarë nga shoferi i gruas në fjalë.

Katër persona të përfshirë në këtë rast janë arrestuar dhe janë akuzuar.
“Vetëm vrasja e Jan Kuciak është urdhëuar. E dashura e tij Martina Kusnirova është viktimë e cila u gjet në kohë të gabuar dhe në vend të gabuar”, shtoi prokurori.
Mediat lokale thanë Alena Zs. kishte punuar si përkthyese për sipërmarrësin sllovak Marian Kocner, aktivitetet e biznesit të të cilit ishin objekt i një hetimi nga Kuciak.
Mediat lokale shtuan se Kocner thuhet se është kumbari i vajzës së 44-vjeçares.
I pyetur nëse Kocner dyshohet të jetë i përfshirë në krimin, prokurori i përgjithshëm Jaromir Ciznar u tha gazetarëve të hënën: “Nuk mund të shtoj asgjë më shumë”./arbresh.info/
Heshtje nga KEDS dhe Ministria e Ekonomisë, rrezikohet inves...
Vuçiq: Serbia po forcohet ushtarakisht, por duam paqe në Kos...
Një person gjendet pa shenja jete në Podujevë
Aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë
“Capat” dhe “Sekiraqët” përballën në Gjykatë, pas pak nis se...
Nesër vazhdon gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Auron ...