Pavarësisht se shumëkush mund të ketë një tjetër perceptim, shqiptarët janë ndër vendet e fundit në Europë sa i përket njohjes së një gjuhe të huaj, më mirë vetëm se britanikët, rumunët dhe boshnjakët.
Këtë e tregon një publikim i fundit i Eurostat, sipas të cilit, 59.9% e shqiptarëve nuk dinë asnjë gjuhë të huaj. Të dhënat i referohen viti 2016 dhe tregojnë se 25.9% e shqiptarëve dinë një gjuhë të huaj, 10.9% e tyre 2 gjuhë të huaja, dhe vetëm 3.2%, 3 ose më shumë gjuhë të huaja.
Shifrat flasin qartë, dhe diferenca e shqiptarëve me popujt e tjerë të kontinentit të vjetër, e madje edhe me fqinjët rajonalë është e dukshme. Boshnjakët me 61%, rumunët me 64 dhe britanikët me 65% janë tre popujt e vetëm në Europë që kanë një rezultat më të dobët se Shqipëria.
Pavarësisht se shumë shqiptarë mund të dinë gjuhë të huaja, ata nuk i kanë të certifikuara këto aftësi, çka mund të përbëjë pengesë edhe në tregun e punës. Rekordin europian e mban Suedia, ku vetëm 3.4% e popullsisë nuk njeh asnjë gjuhë të huaj.
Suedia ndiqet në renditje nga pjesa dërrmuese e vendeve skandinave, ku gjuha angleze është mjaft e përhapur.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...