Dy kosovarë, babë e djalë në Zvicër, kanë rrahur dy policë zviceranë, pas një mosmarrëveshjeje që kishte ardhur si pasojë e një veture të parkuar gabimisht.
Siç njoftoi policia e kantonit Aargau, mosmarrëveshja ka ndodhur të premten mbrëmë.
Sipas policisë, kosovari 31 vjeçar kishte sulmuar një person tjetër, ndërsa policia ishte futë në mes për të ndërmjetësuar, ku pësuan lëndime edhe ata. Sipas Blic.ch pastaj ka ndërhyrë në sulm edhe 66 vjeçari, babai i të riut kosovar. Policia ishte detyruar të përdor gazin lotsjellës për t’i larguar dy kosovarët.
Të dy policët është dashur të marrin trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga kjo përleshje, ndërsa njëri nga ta nuk është në gjendje të punojë për shkak se ka pësuar lëndime në dorë. Kolegu i tij ka pësuar lëndime në sy.
Ndaj tyre, është hapur një hetim penal.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...