Ndërkohë që liderët e Kosovës dhe Serbisë që po udhëheqin dialogun, tashmë janë pajtuar korrigjimin e kufijve, Solana vlerëson se nuk i takon BE-së që të përcaktojë kushte, pasi ato duhet të vijnë nga vetë liderët.
“Natyrisht, nuk është e drejta e BE-së të diktojë kushtet e zgjidhjes së konfliktit dhe është e qartë se pronësia lokale do të jetë çelësi për çdo marrëveshje që mund të dalë nga procesi”, shkruan ai.
Solana potencon se duke punuar me shefen e diplomacisë së BE-së Federica Mogherini, presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe atë të Kosovës, Hashim Thaçi, kanë përshpejtuar negociatat gjatë muajve të fundit, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare ligjore.
“Përkundër këtij normalizimi gradual të marrëdhënieve dypalëshe, mosmarrëveshja themelore midis dy vendeve mbetet e pazgjidhur. Të dyja palët janë shumë të vetëdijshme se status-quo nënkupton një kosto të lartë, duke penguar ofertat e tyre të pranimit në BE dhe duke imponuar një barrë të paqëndrueshme ndaj ekonomive të tyre përkatëse”.
“Vendosmëritë e Vuçiqit dhe Thaçit në masë të madhe do të varen nga gatishmëria e tyre për të formuluar një propozim real që përkon me vlerat themelore të BE-së. Të dy liderët kanë një mundësi për të përafruar pozicionet e tyre dhe për të matur mendjemprehtësinë politike të qeverisë greke dhe asaj maqedonase”, thekson ish-kreu i NATO-s.
Ndryshe, Havier Solana ishte Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe ministër i Jashtëm i Spanjës.
Ai është aktualisht kryetar i Qendrës ESADE për Ekonominë dhe Gjeopolitikën Globale, anëtar nderi në Institutin Brookings dhe anëtar i Këshillit Global të Agjendës Botërore të Forumit Ekonomik në Evropë.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...