Sampdoria dhe Interi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat italiane kanë zbuluar njëmbëdhetshen startuese për takimin në kuadër të xhiros së pestë në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Pasi humbi shansin për të siguruar tri fitore radhazi në Serie A për herë të parë që nga nëntori i vitit 2017, Sampdoria synon t’i rikthehet fitoreve këtë mbrëmje ndaj një skuadre të çrregullt të Interit.
Mysafirët vazhdojnë të jenë të frustruar me performanca aspak bindëse pasi deri tani kanë regjistruar vetëm një fitore pas katër ndeshjeve në Serie A.
Sidoqoftë, përmbysja e rezultat në Ligë të Kampionëve në 2 me 1 kundër Tottenhamit në mesjavë besohet të jetë një shtytje për “Nerazzurrët”.
Takimi mes dy skuadrave luhet në stadiumin Luigi Ferraris duke filluar nga ora 20:30./arbresh.info/
https://twitter.com/sampdoria/status/1043554342874288128
https://twitter.com/Inter_en/status/1043552520109547521
Deputeti i LVV: Opozita mezi po e presin 28 prillin, për ta ...
Geci me gjuhë vulgare fyen PDK-në dhe LVV-në, përmend Thaçin...
Ministrja Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë proces...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës
Kuvendi i Kosovës miratoi dhjetë projektligje