Pierre-Emerick Aubameyang ka folur rreth mundësive të Arsenalit për të fituar trofeun e Ligës së Evropës këtë sezon.
Arsenali ka fituar ndaj Vorskla Poltavas me rezultat 4-2 në ndeshjen e parë të grupeve, ku dy gola erdhën nga sulmuesi gabonez, i cili beson që Topçinjtë mund ta fitojnë trofeun e dytë më të madh ekipor evropian.
“Jam shumë i lumtur që jam kthyer në këtë garë dhe duam të shkojmë në finale”, ka thënë fillimisht Aubameyang.
“Mendoj se luajtëm mirë në pjesën e parë dhe në fillim të pjesës së dytë. Ne shënuam katër gola”.
“Duhet të përmirësohemi dhe të përpiqemi të luftojmë, dhe të mos pranojmë gol siç kemi bërë në minutën e fundit”.
I pyetur për dëshirën kolektive brenda kampit të Arsenalit për të marrë trofeun, Aubameyang shtoi: “Sidomos për mua, sepse nuk luajta vitin e kaluar në Ligën e Evropës me djelmoshat”.
“Është mirë të fillosh me një fitore, dhe ndeshja tjetër do të jetë gjithashtu e rëndësishme”.
Ndeshja e radhës e Arsenalit në Ligës e Evropës do t’i shohë ata të luajnë në udhëtim te Qarabagu më 4 tetor. /Telegrafi/
Rama në SHBA, kërkon investime amerikane për Lojërat Mesdhet...
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...