Ka ndërruar jetë në spital Olsi Lelo, i plagosur paraditen e së mërkurës në zonën e unazës së re në Tiranë.
38-vjeçari u qëllua në kokë me kaçavidë nga 51-vjeçari Remzi Çaushaj, i cili u vu në pranga.
Sipas burimeve policore, autori i krimit kundërshtonte lidhjen e vajzës së tij prej disa muajsh me viktimën, raporton Tch.
Madje për të realizuar plagosjen autori kishte udhëtuar nga Fieri ku jetonte. Po sipas burimeve, sherri për lidhjen kishte bërë që vajza të kërkonte edhe urdhër mbrojtje ndaj babait.
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...
Klaebo shkruan historinë, fiton medaljen e katërt të artë